Presidentja Siljanovska-Davkova në shënimin e Epifanisë - Uji bekuar në Ohër dhe në Strugë
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Ohër dhe Strugë do të marrë pjesë në shënimin e festës së madhe krishtere Epifania - Uji Bekuar.

Ohër/Strugë, 19 janar 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Ohër dhe Strugë do të marrë pjesë në shënimin e festës së madhe krishtere Epifania - Uji Bekuar.
Së bashku me klerin dhe qytetarët, Presidentja do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e shenjtërimit të ujërave dhe vendosjen e kryqit të shenjtë në liqenin e Ohrit.
Më pas, në Strugë, ajo do të marrë pjesë edhe në ceremoninë kishtare të shenjtërimit të ujërave dhe vënien e kryqit të shenjtë në lumin Drini i Zi, akt shenjtërimi i ujit, të cilin do ta kryejë z.z. Stefan. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s