Komunikacioni në rrugën magjistrale A3 Veles-Shtip është normalizuar
- Është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A3 Veles – Shtip, njofton LAMM, pasi që nga ora 00:45, komunikacioni në rrugën magjistrale në kryqëzimin për fshatin Milino ka qenë i alternuar në një korsi.
- Post By Sara Ademi
- 10:00, 3 mars, 2024
Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A3 Veles – Shtip, njofton LAMM, pasi që nga ora 00:45, komunikacioni në rrugën magjistrale në kryqëzimin për fshatin Milino ka qenë i alternuar në një korsi.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s