• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës do të bashkëpunojë me qytetin e Kavajës të Shqipërisë

Komuna e Tetovës do të bashkëpunojë me qytetin e Kavajës të Shqipërisë

Tetovë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Komuna e Tetovës informoi se kryetari Bilall Kasami me ftesë të kolegut të tij nga qyteti i Kavajës, Fisnik Qosja po qëndron për vizitë  zyrtare në Shqipëri.

Të dy kryetarët kanë biseduar për mundësitë për bashkëpunim midis dy qyteteve, ndërsa nga vetëqeverisja lokale e Tetovës paralajmëuan se edhe kryetari i bashkisë së Kavajës do të ftohet në Tetovë. 

"Gjatë qëndrimit të tij në Kavajë, Kasami realizoi një sërë takimesh dhe aktivitetesh të rëndësishme.  Në ambientet e Bashkisë së Kavajës, kryetarët Kasami dhe Qosja zhvilluan një takim, ku diskutuan për potencialet e bashkëpunimit mes tyre. Në këtë kontekst, u bisedua edhe për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe u paralajmërua se në të ardhmen pritet të nënshkruhen memorandume bashkëpunimi për të thelluar lidhjet midis dy qyteteve", theksohet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

 

Në kuadër të vizitës kryetari Kasami vizitoi edhe këshillin bashkiak dhe parkun e qytetit të Kavajës. Bashkë me kryetarin Qosja, ata mbollën pemën e miqësisë, shënuar si simbol i thellimit të lidhjeve midis Tetovës dhe Kavajës.

 Foto: Komuna e Tetovës

 

QËNDRONI TË LIDHUR