• e enjte, 24 tetor 2024

Komuna e Strumicës e braktis BNJVL-në

Komuna e Strumicës e braktis BNJVL-në

Shkup, 24 tetor 2024 (MIUA) - Komuna e Strumicës e ka braktisur Bashkësinë e Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), ndërsa sipas shkrimeve të një pjese të mediave, këtë do ta bëjë ehd ekryetari i Karposhit.

Hapin e këtillë e ka paralajmëruar kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov nël një postim në Fejsbuk ku theksoi se do të përgatis edhe shkrim zyrtar për BNJVL-në.

"BNJVL nuk e meriton participimin e Strumicëls. E braktisim BNJVL-në me përgjegjësi të plotë, tentativa për bashkëpunim, marrëdhënie partnere, mjaft është. Filozofi pa pragmë, dëm për të clin paguajnë qytetarët. Ky është një nga skandalet më të mëdhenj në Evropë për shkelje të të drejtave të njeriut, për të drejta dhe liir kushttetuese. Për Strumicën time, nuk ka pasur kompromise, nuk ka dhe as nuk do të ketë! Ju uroj fat", shtkoi Kostandinov.

Më herët, në një postim në Fejsbuk, Kostadinov ka shkruar se me përgjegjësi pretendon se uji në Strumicë është korrekt dhe ka theksuar se po ushtrohet presion nga ministri i Bujqësisë ndaj inspektorëve dhe punonjësve të Institutit të Shëndetësisë Publike që të mos i deklarojnë publikisht rezultatet.

"Lufta kundër Strumicës vazhdon, kanë pritur, kanë llogaritur dhe sot përmes mediave mësuam se nuk po na japin zgjidhje për ujin. Unë pohoj me përgjegjësi dhe konfirmim për këtë do të jenë rezultatet që do të publikohen sërish nesër, se uji është i saktë si nga ana kimike, ashtu edhe nga ana fizike dhe mikrobiologjike. Ju vendosët të bëni politikë në kurrizin e popullit, dikush do ta paguajë shtrenjtë këtë operacion fashist mbi Strumicë dhe strumicasit. Së shpejti e vërteta për ujin por edhe për të gjitha presionet mbi inspektorët, mbi punëtorët e ISHP-së, vetëm që të mos tregohen publikisht rezultatet sepse nuk janë në favor të politikës së Cvetan Tripunovskit", thuhet në publikimin e djeshëm. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR