• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është gjetur një person i vdekur në ISHP "Idrizovë"

Është gjetur një person i vdekur në ISHP

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Në SPB Shkup dje në ora 10:00 u denoncua se në Institucionin ndërshkues - përmirësues - Burgu Idrizovë është gjetur i vdekur V.Gj. (45) nga Velesi, i cili ka vuajtur dënim me burg në këtë institucion.

Mjeku nga Ndihma emergjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i të vdekurit është dërguar në autopsi. Ekspertizë ka kryer ekip i SPB-së Shkup, informojnë nga MPB-ja. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR