• e shtunë, 13 korrik 2024

Komuna e Gostivarit dhe Qeveria do të punojnë bashkërisht në përmirësimin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit

Komuna e Gostivarit dhe Qeveria do të punojnë bashkërisht në përmirësimin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit

Gostivar, 12 korrik 2024 (MIA) - Vetëqeverisja lokale dhe Qeveria së bashku do të punojnë në përmirësimin e transparencës në punë dhe në përballjen me korrupsionin. Këto janë konkluzionet pas takimit të personit të parë të komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe zëvendëskryeministrit për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

Në paraqitjen e parë zyrtare dhe vizitën e parë në Komunën e Gostivarit, Fetai foli në gjuhën shqipe dhe deklaratën për mediat që raportonin në gjuhën maqedonase e dha në gjuhën angleze me arsyetimin se nuk mund të shprehej mirë.

"Kemi diskutuar gjithashtu se do të doja të punoja me pushtetin vendor, për të forcuar transparencën, kemi një ligj për qasje në informacione publike që mezi zbatohet. Do të punojmë me komunat që procedurat e tenderit të publikohen dhe të jenë të aksesueshme për qytetarët dhe për kompanitë dhe që të publikohen dhe kontratat që ndahen, në mënyrë që qytetarët dhe kompanitë të dinë se çfarë po bëjnë komunat me paratë e taksapaguesve", deklaroi zëvendëskryeministri Fetai.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani theksoi se me zëvendëskryeministrin kanë biseduar për mundësitë dhe aktivitetet që do të ndikojnë në punën e vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimin me qeverinë.

"Përveç për transparencns, kemi diskutuar edhe për planet vjetore për përballjen me korrupsionin. Ne propozuam gjithashtu vendisjen e një numri telefoni dhe një adrese elektronike për raportimin e rasteve të dyshimta. Presim që të organizohet një diskutim apo forum publik ku do të diskutohet për këtë fenomen dhe do të nxirren konkluzione që do të ndihmojnë në përballimin e kësaj dukurie", tha Limani.

Zëvendëskryeministrja Fetai ka treguar se i duhet pak kohë për të shqyrtuar situatën dhe për të përcaktuar prioritetet të cilat, siç tha ai, do të vendosen deri në fund të vitit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR