• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompetentët bëjnë thirrje të mos keqpërdoren terminet në Radiologji

Kompetentët bëjnë thirrje të mos keqpërdoren terminet në Radiologji

Shkup, 15 janar 2024 (MIA)  - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir mexhiti dhe drejtoresha e IPSH Instituti universitar për radiologji, Gordana Antulevska - Belçeska, sot bënë thirrje të mos keqpërdoren terminet për këtë institucion.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve përse pacientët reagojnë se pritet gjatë për termin dhe lexim të rezultateve, Antuleska-Belçeska tha se duke pasur parasysh kapacitetet me të cilat disponojnë për momentin, ata po e japin maksimumin e tyre.

"Kemi tre aparate për diagnostikë magnetike, ajo është mjaft interesante dhe tejet e kërkuar, madje edhe e keqprëdorur si metodë. Mendoj se këtu është problemi themelor. Duhet të bëhet triazh i drejtë i pacientëve , do të thotë të konstatohet se cili pacient ka urgjencë për magnetike, atij t'i japim përparësi. Prandaj bëj thirrje, edhe drejt kolegëve të mi. të bëjmë triazh të drejtë, me qëllim që t'u japim përparësi atyre, të cilëve me të vërtetë u nevojitet rezonanca magnetike. Në atë rast, ne do të ishim edhe shumë më efikas, theksoi ajo, duke iu përjgigjur pyetjeve të gazetarëve në promovimin e sotëm të aparateve të reja në Radiologji.

Kur bëhet fjalë për kuadër shtesë, ajo informoi se disa punësime janë realizuar, megjithatë ende nuk janë ekuipuar në tërësi.

Ministri mexhiti u dakordua se ka probleme me terminet në radiologji. Ai tha se ka ndodhur, gjatë kujdestarisë apo në ambulancë, të vijë pacienti me kokëdhembje prej pesë muajve dhe vetë të tregojë nëse duhet t'i bëhet magneti apo jo.

"Së bashku me drejtorët e radiologjisë, do t'i ashpërsojmë kriteret, po punojmë në këtë drejtim dhe nët ë gjitha drejtimet e tjera. Atë që ua thashë në fillim se tashmë po punojmë me të vërtetë intensivisht dhe ai do të jetë risi dhe realitet, ai centralizim i radiologjisë që e thamë, por, me të vërtetë na duhet kohë për këto gjëra. Sërish u bëj thirrje qytetarëve të mos u thonë mjekëve - me të vërtetë edhe ata të bashkëndjejnë me ne, të dinë saktë se megjithatë, mjekët vendosin se kush ka nevojë, dhe kush jo", shtoi ministri.

Ai tha edhe se në vendet evropiane, në kohë të caktuar kur duhet të shkohet tek mjeku amë, duhet me muaj të pritet termin, ndërkaq nëse është urgjencë, për atë vendosin vetë ekspertët dhe mjekët.

Mexhiti vlerësoi se ka përmirësime të kësaj gjendje dhe se nuk është pritur, siç pritej më herët, duke përkujtuar se Radiologjia do të rinovohet dhe se kjo do të kontribuojë për lehtësim të situatës me terminet.

Ai tha se si Ministri veprojnë seriozisht, me të gjithë kolegët në të gjitha institucionet, punojnë shumë, në mënyrë që të përmirësohen këto lëshime dhe parregullsi në shëndetësi.

Në ypetjen e gazetarëve nëse specializantëve u jepen të lexojnë rezultate, minsitri dhe drejtoresha u prëgjigjën se kjo është pjesë e edukimit, se punojnë nën mbikëqyrje, nën mentorim.

Ministri u pyet edhe çfarë është situata me kollën e mirë në vend, në çka ai u përgjigj se situata është nën kontroll.

"Komisioni për sëmundje ngjitëse doli dhe tha saktë se gjithçka është nën kontroll, se situata po observohet tërë kohën, dhe për momentin, me të vërtetë nuk ka vend për panik, nuk ka ndonjë problem. Po i vëzhgojmë rastet. Tani për tani gjendja është stabile. Nesër do të ketë mbledhje", informoi ministri.

Siç shtoi Mexhiti, mbeten vetëm dy raste të konfirmuara. Ai edhe njëherë u bëri thirrje qytetarëve t'i vaksinojnë më të rinjtë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR