• e premte, 05 korrik 2024

Klop pas triumfit në Kupën e Ligës: Çmenduri e plotë

Klop pas triumfit në Kupën e Ligës: Çmenduri e plotë

Londër, 26 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop ka shprehur përshtypjet e tij pas fitores së ekipit të tij në Kupën e Ligës angleze.

Në finalen e turneut, “Të kuqtë”   mbrëmjen e djeshme mundën Çellzin me rezultatin 1:0. Golin vendimtar e shënoi në minutën e 118-të nga mbrojtësi Virxhil van Dajk.

"Kjo që ndodhi këtu është çmenduri e plotë, gjëra të tilla janë të pamundura. Ekipi tregoi karakter. Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj. Çmenduria është se ne e meritojmë atë. Në disa momente kemi qenë me fat, në të tjera kundërshtari. Djemtë u shfaqën, ishte vërtet mirë. Jam i sigurt se i kemi tërhequr të gjithë të rinjtë. Na duheshin lojtarë të freskët dhe ata e bënë punën", deklaroi Klop për Bi-Bi-Si-në.

Liverpuli fitoi Kupën e Ligës angleze për herë të dhjetë në histori. Ekipi mban rekordin për më shumë fitore në turne. qa

Foto: EPA

 

 

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR