• e diel, 22 dhjetor 2024

Klisarovska: Spitali ditor nuk është mbyllur, është e saktë se pacientë të Onkologjisë presin me orë të tëra sepse nuk kemi kuadër të mjaftueshëm

Klisarovska: Spitali ditor nuk është mbyllur, është e saktë se pacientë të Onkologjisë presin me orë të tëra sepse nuk kemi kuadër të mjaftueshëm

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Spitali ditor në Kinikën e Onkologjisë nuk është mbyllur, informacioni është i gabuar. Përkundrazi, jo vetëm që nuk është mbyllur, por punon me kapacitet të plotë. Vetëm po, pacientët presin me orë të tëra. Terapitë janë shumëorëshe në pjesën më të madhe të rasteve, zgjasin nga pesë dhe gjashtë orë. Punojmë me përpjekje mbinjerëzore, deklaroi sot për MIA-n, u.d. drejtoresha medicinale e Klinikës, Violeta Klisarovska. 

"Nëse flaim për spital ditor, në pjesën e motrave medicinale të cilat punojnë aty, të paktën duhet t'i dyfishojnë me numër. Kemi largim të kuadrit vazhdimisht dhe gjithnjë e më shumë motra medicinale paralajmërojnë se do të shkojnë, sepse kjo po bëhet e papërballueshme. Përveç gjithë kësaj, punojnë edhe nën presione dhe kërcënime. Në ditë të lira i thirrim nga shtëpia", sqaroi ajo.

Klisarova tha se disperzimi duhet të bëhet urgjentisht. Ajo tha se i kuptojnë pacientët të cilët kanë hall, duan të vijnë dhe të shërbehen menjëherë, por, shtoi se punonjësit shëndetësore nuk kanë mundësi tua ofrojnë këtë, prandaj duhet të pritet. 

Nga Klinika e Onkologjisë për MIA-n thanë edhe se në spitalin ditor punojnë edhe infermiere shtatzëna, shërben edhe një infermire e cila është paciente e tyre me sëmundje malinje. Për fat të keq, siç thonë, ka pacientë nervozë, të cilët i shtyjnë dhe i ofendojnë punonjësit shëndetësorë në klinikë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR