• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kirbi: Shtëpia e Bardhë është për vazhdim të pauzës operative në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit

Kirbi: Shtëpia e Bardhë është për vazhdim të pauzës operative  në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit

Uashington, 29 nëntor 2023 (MIA) - SHBA-ja e mbështet zgjatjen e mëtejshme të pauzës opetative në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtur robër, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Duam t'i shohim të gjithë pengjet të liruar. Nëse pushimi mund të vazhdohet përtej këtyre zgjatjeve dyditore... ne jemi të gjithë për të. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë gjatë gjithë kohës me të gjithë partnerët tanë në rajon", tha zëdhënësi i Këshillit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi

I pyetur për vizitën e ardhshme të Sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken në Lindjen e Mesme, Kirbi tha se vizita e tij e katërt do të fokusohet kryesisht në riafirmimin e mbështetjes së SHBA për Izraelin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për Gazën.

Më tej ai shtoi se Blinken do të takohet me kolegët e tij izraelitë dhe përfaqësues të tjerë nga rajoni. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR