• e premte, 05 korrik 2024

Kirbi: SHBA-ja është kundër armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

Kirbi: SHBA-ja është kundër armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

 Uashington, 25 tetor 2023 (MIA)  -  Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë,  Xhon Kirbi, deklaroi se administrata e presidentit amerikan Xho Bajdeni është kundër armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

" Armëpushimi tani do t'i sjell dobi vetëm Hamasit", tha Kirbi në konferencën për shtyp, por nuk saktësoi nëse SHBA-ja  është kundër armëpushimit humanitar të kërkuar nga Kombet e Bashkuara, raporton Al Xhezira.

 Duke folur për sulmet ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme në vitet e fundit, Kirbi tha se administrata amerikane e kupton atë "shumë, shumë seriozisht".

 Departamenti i Shtetit paraprakisht tha se armëpushimi do t'i mundësojë Hamasit të rigrupohet.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR