• e enjte, 27 qershor 2024

Kina ndau 316 milionë dollarë ndihmë urgjente për përballjen me pasojat nga vërshimet vdekjeprurëse

Kina ndau 316 milionë dollarë ndihmë urgjente për përballjen me pasojat nga vërshimet vdekjeprurëse

Pekin, 27 qershor 2024 (MIA) - Qeveria kineze ka ndarë ndihmë urgjente në vlerë prej 316 milionë dollarë për autoritetet e qytetit për t'u përballur me pasojat nga përmbytjet vdekjeprurëse në vend.

Mjetet janë për të mbështetur operacionet e shpëtimit, për raste urgjente dhe planifikimin për përballjen e dëmeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë për gati dy javë.

Ministria e Financave dhe Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme sot lëshuan 486 milionë juanë, këstin më të ri të ndihmës financiare për popullsinë e prekur. rq/fc/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR