• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kina i dorëzoi demarsh SHBA-së për shkak të deklaratës së Bajdenit për presidentin kinez Si

Kina i dorëzoi demarsh SHBA-së për shkak të deklaratës së Bajdenit për presidentin kinez Si

Uashington, 23 qershor 2023 (MIA) - Kina i dorëzoi demarsh ambasadorit amerikan në Kinë për shkak se presidenti i SHBA-së, Xho Bajden e quajti kolegun e tij kinez, Si Xhinping, diktator.

Nikollas Bërns e pranoi notën diplomatike disa orë pas deklaratës së Bajdenit, por mediumet kineze nuk e publikuan. Sipas përfaqësuesve amerikanë, mospublikimi i demarshir në mediume është me qëllim që të ruhet atmosfera e mirë që u krijua pas vizitës së sekretarit amerikan, Entoni Blinken në Pekin.

Bajden, një ditë pas takimit Blinken - Si, në konferncën donatore në Kaliforni, deklaroi se presidenti kinez nuk ka pasur njohuri për gjoja balonlën kineze të soiunazhit, që ishte rrëzuar në hapësirën ajrore amerikane në shkurt, duke shtuar: "Ai ëlshtë një turp i madh për diktatorët. Kur nuk dinë se ç'o ndodhë".

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Mao Ning para dy ditëve theksoi se komentet e Bajdenit janë skajshmërisht absurde dhe e shkelin dinjitetin politik të Kinës si dhe paraqesin provokim politik. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR