• e shtunë, 14 qershor 2025

Kim: Marina e Koresë së Veriut do ta përshpejtojë armatimin bërthamor

Kim: Marina e Koresë së Veriut do ta përshpejtojë armatimin bërthamor

Phenian, 30 prill 2025 (MIA) - Koreja e Veriut këtë javë për herë të parë i ka testuar sistemet e armëve në anijen e re luftarake nga klasi "Ço Hjon", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Në testimin, të cilët i ndjek lideri Kim Xhong-un së bashku me zyrtarë të lartë shtetërorë, janë gjuajtur raketa kundërajrore. Kim deklaroi se ka ardhur momenti që Marina e Koresë së Veriut ta përshpejtojë zhvillimin e armëve bërthamore si pjesë të mbrojtjes së sovranitetit detar, raporton KCNA. 

Shërbimet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe Amerikës me kujdes janë duke e ndjekur zhvillimin e anijeve të Koresë së Veriut. Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Veriut, anija - e cila konsiderohet si minahedhëse - ndoshta ende nuk është plotësisht operative. Pamjet satelitore tregojnë se pas ushtrimeve u tërhoq në një port lundrues, gjë që tregon se "ndoshta mund të mos ketë sistem funksional".

Të shtunën, mediat shtetërore të Koresë së Veriut për herë të parë njoftuan se anija, me një zhvendosje prej 5.000 tonësh, është i pajisur me "armatimin më të fuqishëm". Kim njoftoi se anija do t'i dorëzohet flotës dhe do të vihet në përdorim operativ vitin e ardhshëm.

"Ço Hjon" e mban emrin e luftëtarit të njohur kundër pushtimit japonez të Koresë në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. qa/bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR