Kejn: Mund të nxjerrim shumë elemente pozitive nga barazimi me Realin
- Sulmuesi i Bajernit, Heri Kejn foli për barazimin e mbrëmshëm me Real Madridin.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:25, 1 maj, 2024
Munih, 1 maj 2024 (MIA) - Sulmuesi i Bajernit, Heri Kejn foli për barazimin e mbrëmshëm me Real Madridin.
Bajerni në teren vendor luajti 2:2 me Realin e favorizuar në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së kampionëve.
"Këto janë dneshje të mëdha. Atmosfera sot ishte e jashtëzakonshme. jam i sigurt se edhe javën tjetër do të jetë njejtë. Dëshiroj të jem pjesë e këtyre ndehsjeve të mëdha dhe nuk ka asgjë më bukur se kjo. Mund të marrim shumë gjëra pozitive nga ndeshja e sotme. Ka disa hollësi të vogla që duhet t'i korrigjojmë sepse u pa se lehtë mund të ndëshkohemi edhe për gabimet më të vogla. Qëndrimin pozitiv duhet ta bartim edhe në revanshin", deklaroi Kejn.
Ndeshja kthyese do të luhet më 8 maj në "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Në përballjen e dytë të gjysmëfinales së kampionatit elitar evropian do të përballen Borusia Dortmundi dhe Pari Sen-Zhermeni. Ndeshja e parë luhet sonte prej orës 21:00 në Dortmund. ab/
Foto: ЕPА