• e premte, 05 dhjetor 2025

KB: Për më shumë se një muaj pothuajse 800 persona kanë humbur jetën në Gazë, duke u përpjekur të arrijnë në ndihmë

KB: Për më shumë se një muaj pothuajse 800 persona kanë humbur jetën në Gazë, duke u përpjekur të arrijnë në ndihmë

Gjenevë, 11 korrik 2025 (MIA) - Pothuajse 800 persona kanë humbur jetën në Gazë që nga 27 maji duke u përpjekur të arrinin në ndihmë, ndërsa shumica dërrmuese e tyre në lokacionet e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), të mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, bënë të ditur sot Kombet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të KB-së për të Drejtat e Njeriut deklaroi në Gjenevë se që nga 27 maji, kur filluan operacionet e GHF-së, deri më 7 korrik, janë regjistruar 798 persona të vdekur, nga të cilët 615 në lokacionet e këtij fondacioni humanitar. 

 GHF, e cila synon të anashkalojë KB-në, shpërndan ndihma në katër vende të rrethuara nga trupat izraelite.

KB-ja dhe grupet e ndihmës e kanë hedhur poshtë sistemin GHF, duke thënë se i lejon Izraelit të përdorë ushqimin si armë, shkel parimet humanitare dhe është joefektiv. Izraeli pretendon se Hamasi ka keqpërdorur ndihmën e dhënë nga KB-ja, një pretendim që KB-ja e mohon.

Foto: GHF në Iks 

 

QËNDRONI TË LIDHUR