• e diel, 06 tetor 2024

KB: Numri i të vrarëve në përleshjet e bandave në Haiti dyfishohet në pothuajse 5.000

KB: Numri i të vrarëve në përleshjet e bandave në Haiti dyfishohet në pothuajse 5.000

Nju-Jork, 24 janar 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve derisa Haiti po përballet me përkeqësimin e konfliktit mes bandave me armatim të rëndë është rritur për më shumë se 110 për qind vitin e kaluar dhe ka arritur në 4.789, deklaroi sektretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

"Jam i tmerruar nga dhuna e përkeqësuar e bandave. Vrasjet, rrëmbimet dhe dhuna seksuale, sidomos ndaj grave dhe vajzave të reja, ndër krimet e tjera janë shpërndarë shumë dhe nuk dënohen", tha Guteresh, duke shtuar se dhuna po përhapet në zonat rurale të vendit.

Guteresh u ka bërë thirrje vendeve "që me zemërgjerësi" përmes forcave vullnetare ndërkombëtare të ratifikuara nga KB-ja për mbështetje të policisë nga fundi i vitit të ardhshëm. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR