• e premte, 05 korrik 2024

KB: Mbi 20 milionë sudanezë janë goditur nga kriza e urisë

KB: Mbi 20 milionë sudanezë janë goditur nga kriza e urisë

Vjenë, 11 gusht 2023 (MIA) - Luftat në Sudan shkaktuan krizë të rëndë me urinë tej 20,3 milionë njerëz, thekson Programi botëror për ushqim i Kombeve të bashkuara (WFP) në kumtesën e sotme, transmetoi DPA.

"Nga 46 milionë banorë të vendit, rreth 6,3 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit ", tha Edi Rou, përfaqësues i Programit botëror për ushqim (WFP) në Sudan.

Nga shpërthimi i luftimeve në prill, konflikti u zgjerua dhe gjithnjë e më vështirë të dërgohet ndihmë për shpëtim të popullatës, tha Rou në video deklaratën emetuar nha Port Sudani, duke iu bërë thirrje palëve në konflikt ta lehtësojnë dërgesën e ndihmës, shtoi agjencia gjermane.

javën e kaluar, WFP për herë të parë arriti të dërgojë ushqim në shtetin posaçërisht të goditur, Darfuri Perëndimor, në kufi me Çadin.

Rou e përshkroi situatën në Darfurin perëndimor dhe Qendror si "katastrofike", duke sqaruar se shumica e burrave në fshatrat në Darfurin perëndimor janë të vdekur, të lënduar apo të zhdukur, duke i lënë familjet vetë të kujdesen për vete.

"Këto familje mezi mbijetojnë", tha Rou, transmetoi DPA.

Lufta në Sudan shpërtheu nga mesi i prillit pas betejës së gjatë për pushtet mes de fakto presidentit Abdel Fatah al-Burhan dhe nënpresidentit Mohamed Hamdan Daglo. Dy gjenralët fillimisht së bashku e morën pushtetin në Sudan, por më pas, në vitin 2021 u bënë rivalë.

Luftimet janë koncentruar në kartum dhe qytetet fqinje, si dhe në rajonin e Darfurit në perëndim të vendit. ab/

Foto. МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR