Katari, Egjipti dhe SHBA-ja bëjnë thirrje për armëpushim në Gazë më 15 gusht
- - SHBA-ja, Katari dhe Egjipti i bënë thirrje Izraelit dhe grupit palestinez Hamas që t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gazë dhe për marrëveshje për lirimin e pengjeve më 15 gusht, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 08:11, 9 gusht, 2024
Uashington, 9 gusht 2024 (MIA) - SHBA-ja, Katari dhe Egjipti i bënë thirrje Izraelit dhe grupit palestinez Hamas që t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gazë dhe për marrëveshje për lirimin e pengjeve më 15 gusht, informon DPA.
"Është koha që të sigurohet lehtësim urgjent edhe për popullin e shumëvuajtur në Gazë dhe i pengjeve të shumëvuajtura dhe familjeve të tyre", theksuan liderët e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit në një deklaratë të përbashkët.
"Erdhi koha që të lidhet armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve", deklaruan në deklaratën e përbashkët presidenti amerikan Xho Bajden, presidenti egjiptian Abdel Fatah al - Sisi dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Tani.
Katari, SHBA-ja dhe Egjipti me muaj të tërë ndërmjetësojnë për armëpushim në Rripin e Gazës dhe shkëmbim të pengjeve të cilët i mban Hamasi për të burgosur palestinezë në Izrael.
Tre vendet ndërmjetësuese thanë se "marrëveshja kornizë" të cilën e kanë përgatitur "tani është në tavolinë, ndërsa mbetet që të përgatiten vetëm hollësitë për zbatimin". fc/