• e enjte, 17 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Katër të vdekur në një aksident me refugjatë dhe emigrantë në afërsi të ishullit grek Lesbos

Katër të vdekur në një aksident me refugjatë dhe emigrantë në afërsi të ishullit grek Lesbos

Athinë, 3 prill 2025 (MIA) - Katër persona humbën jetën pasi një varkë me refugjatë dhe emigrantë u përmbys në pjesën detare në veri të ishullit grek Lesbos, 23 persona u shpëtuan, ndërsa në vijim është operacioni i rojes bregdetare greke për gjetjen e të zhdukurve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Shërbimi bregdetar informuan se në operacionin e shpëtimit në ujë, në tokë dhe nga ajri, i cili ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë të përfshira tre anije patrullimi, një anije që lundron aty pranë, katër automjete dhe një helikopter i forcave ajrore ushtarake.

Janë shpëtuar 23 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa janë nxjerrë katër trupa të pajetë. 

Sipas mediave greke në varkën kishte 31 persona. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR