• e premte, 27 shtator 2024

Katër të vdekur dhe mbi 20 të lënduar në zjarrin në një shtëpi për të moshuarit në Gjermani

Katër të vdekur dhe mbi 20 të lënduar në zjarrin në një shtëpi për të moshuarit në Gjermani

Këln, 4 mars 2024 (MIA) - Katër persona humbën jetën në zjarrin në një shtëpi për të moshuarit në Bedburg-Hau në krahinën perëndimore gjermane Rajna Vestfalia Veriore, njoftoi DPA.

Policia kumtoi se zjarri ka shpërthyer gjatë natës së kaluar.

Hetimi për momentin është përqëndruar te një 71 vjeçar, banor i shtëpisë për të cilin ka dyshime se nga pakujdesia e ka shkaktuar zjarrin, kumtuan nga policia dhe prokuroria publike.

"Në sfondin e hetimeve aktuale, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme të veprës penale", shtuan hetuesit, kryesisht për shkak të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Policia njoftoi se humbën jetën dy gra, 50 dhe 74 vjeç dhe dy burra, 66 vjeç, të cilët jetonin në shtëpi.

Në zjarr u lënduan edhe më shumë se 20-të persona.

Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka rënë në njërën dhomë të shtëpisë së të moshuarve, e më pas është përhapur në dhomat e tjera", thonë nga policia dhe prokuroria publike.

Raportet thonë se 46 banorë të shtëpisë së të moshuarve duhej të evakuoheshin. Shkaku i saktë i zjarrit është ende i paqartë. sa/

foto. DPA

QËNDRONI TË LIDHUR