• e enjte, 19 dhjetor 2024

Katër fëmijë humbën jetën në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës

Katër fëmijë humbën jetën në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës

Gazë, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Së paku pesë persona, duke përfshirë katër fëmijë kanë humbur jetën sot në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës, njoftojnë autoritetet mjekësore lokale.

Spitali Auda, ku janë dërguar trupat, kumtoi se pesë palestinezë u vranë para një strehe në kampin e refugjatëve Nusejrat në Gazë qendrore. Janë plagosur 15 persona, kryesisht fëmijë.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende rastin.

Në Liban është mbajtur armëpushim i paqëndrueshëm midis Izraelit dhe grupit shiit Hezbollah, megjithëse forcat izraelite dje kryen sërish disa sulme me dronë dhe artileri, duke vrarë një bari në jug të vendit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është zotuar se do të vazhdojë të godasë me "grusht të hekurt" ndaj shkeljeve të armëpushimit nga Hezbollahu.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR