• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kasilasi: Mançester Siti e zëvendësoi Bajernin në rivalitetin me Realin

Kasilasi: Mançester Siti e zëvendësoi Bajernin në rivalitetin me Realin

 Madrid, 9 prill 2024 (MIA) - Ish-portieri i kombëtares spanjolle dhe i Real Madridit, Iker Kasilas, e cilëson Mançester Sitin si rivalin më të madh të "Klubit Mbretëror".

Dy ekipet përballen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

 "Mançester Siti e zëvendësoi Bajern Mynihun  në rivalitetin me Real Madridin. Për një kohë të gjatë, konkurrenti kryesor i Madridit ishte klubi nga Mynihu, por vitet e fundit këtë vend e ka zënë Siti, ka thënë Kasilas për "Relevo".

 Ai shtoi se Real Madridi dhe Mançester Siti tani janë dy ekipet më të mira në futbollin botëror.

 Ndeshja e parë nga përballja e  çerekfinales do të luhet në "Santiago Bernabeu" në Madrid me fillim nga orën 21. Revanshi do të luhet më 17 prill në stadiumin "Etihad" në Mançester.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR