• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kasami: Qytetarët të paguajnë faturat për grumbullimin e plehrave, pagesa e detyruar është sipas ligjit

Kasami: Qytetarët të paguajnë faturat për grumbullimin e plehrave, pagesa e detyruar është sipas ligjit

Tetovë, 28 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas seancës së sotme të Këshillit, kërkoi që qytetarët të paguajnë rregullisht faturat për grumbullimin e mbeturinave, ndërsa për grumbullimin e detyrueshëm tha se bëhet sipas bazës ligjore. Kompania Saubermaher e cila filloi të merrte përsipër aktivitetin e grumbullimit dhe depozitimit të plehrave në shkurt të vitit 2024 filloi grumbullimin e detyruar nga fillimi i vitit 2025 për faktin se ka qytetarë që nuk paguajnë fare faturat e reja.

Kasami beson se të gjitha kërkesat për pagesë të detyrueshëm janë ligjërisht të justifikuara, ndërsa nëse qytetarët mendojnë se janë dëmtuar, mund ta dëshmojnë në gjykatë.

"Apeli im është që qytetarët të paguajnë detyrimet e tyre ndaj Saubermaher. Bëhet fjalë për detyrime që janë themelore për qytetin, ndërsa kjo është pastërtia. Shohim që tashmë po rregullohet në fushën e menaxhimit të mbetjeve në qytet. I kërkojmë që të jenë më të kujdesshëm dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Ndërsa sa i përket ankesave në pjesën e dorëzimit të rregullt të faturave dhe procedurave tjera, apo përcjellëse në pjesën e arkëtimit të detyrueshëm, i garantojmë qytetarëve se ajo procedurë duhet të jetë sipas ligjit dhe në fund gjykatat do të vendosin për të. Domethënë, nëse një pjesë e dokumenteve nuk dorëzohet, sipas ligjit, qytetarët duhet të jenë të sigurt se do t'i marrin në gjykatë", theksoi Kasami.

Në seancën e sotme është miratuar Rregullorja e re për rregullimin e kushteve, kritereve, procedurës dhe ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve nga Komuna e Tetovës. Është miratuar edhe plani për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në vitin e ri arsimor 2025/2026. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR