• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kandidatët presidencialë në mitingje dhe takime me qytetarë në disa rajone

Kandidatët presidencialë në mitingje dhe takime me qytetarë në disa rajone

 Shkup, 12 prill 2024 (MIA)  -  Kandidatët presidencialë, sot, në ditën e nëntë të fushatës parazgjedhore, vazhdojnë të prezantojnë programet e tyre në mitingje dhe takime në disa rajone në shtet.

 

Државната изборна комисија на денешната седница ќе го разгледа и усвои Извештајот на ДИК за преземените работи согласно член 153-а од Изборниот законик, за прифаќање на остатокот од мандатот

Ekipi i kandidates për president Gordana Siljanovska Davkova, e  mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, paralajmëroi aktivitete në Dibër, Gostivar dhe Tetovë, ndërsa kandidati për president i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të prezantohet në komunat e Shkupit, Ilinden, Petrovec, Karposh, si dhe në Qendër, ku do të ketë tubim qendror.

Kandidati për president i Koalicionit Vlen Arben Taravari dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ndërkaq, paralajmëruan takim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë në Tetovë. Kandidatja presidenciale e së Majtës, Biljana Vankovska do të ketë takime në Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë, ndërsa kandidati i  Lëvizjes ZNAM në Demir Kapi, Negotinë dhe Rosoman, si dhe tubim në Kavadar.  

 Edhe në aktivitetet e djeshme parazgjedhore mesazhet dhe premtimet e kandidatëve ishin për integrimet evropiane, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, kompetencat e presidentit, standardin e qytetarëve, por edhe për mbrojtjen e mjedisit të jetesës....

Osmani premtoi formimin e bordit për validim, i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, i cili do të kryejë veting të gjitha projekteve dhe ligjeve për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe do të garantojë se të gjitha ligjet janë të qëndrueshme.  

 Pendarovski, në përgjigje të akuzave nga opozita theksoi se nuk ka pasur arsye ta bojkotojë raundin e dytë zgjedhor sepse tha se do t'i fitojë zgjedhjet. Vlerësoi se garnitura aktuale në pushtet, me të gjitha të metat dhe gabimet e veta, është dhjetë herë më e mirë se sa ka ofruar opozita apo çfarë po ofrojnë tani.

Kandidatja për president e së Majtës, Biljana Vankovska, në mbledhjen e sonte para qytetarëve të Kumanovës tha se do ta rikthejnë dinjitetin e kombit. Miratimi injë kushtetute të re, moderne, bashkëkohore për shekullin 21 për një komb modern maqedonas është pjesë e programit të kandidates për president.

Kandidati për president të shtetit i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar "Vlen", Arben Taravari, në deklaratë për media dje pasdite theksoi se pret të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill. 

Kandidatja për president e së Majtës, Biljana Vankovska, në mbledhjen e sonte para qytetarëve të Kumanovës tha se do ta rikthejnë dinjitetin e kombit. Miratimi injë kushtetute të re, moderne, bashkëkohore për shekullin 21 për një komb modern maqedonas është pjesë e programit të kandidates për president.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR