Kanadaja pezullon pjesën më të madhe të kundërmasave ndaj doganave të Trampit
- Kanadaja ka pezulluar fazën më të madhe të kundërmasave kundër doganave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Tramp për eksportin kanadez, pasi ato u shtynë menjëherë pas vendosjes së tyre.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:11, 7 mars, 2025

Otava, 7 mars 2025 (MIA) - Kanadaja ka pezulluar fazën më të madhe të kundërmasave kundër doganave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Tramp për eksportin kanadez, pasi ato u shtynë menjëherë pas vendosjes së tyre.
Kjo vijon pasi Trampi nënshkroi dje urdhër ekzekutiv, me të cilin lirohen nga doganat një spektër i gjerë mallrash që vijnë në SHBA nga Meksika dhe Kanadaja.
Përjashtimi zbatohet për mallrat në pajtim me Marrëveshjen për Tregti të lirë të Amerikës së Veriut, të arritur gjatë mandatit të parë të Trampit dhe do të zgjasë deri më 2 prill, kur Tampi planifikon raund tjetër tarifash për mallrat nga një numër i madh vendesh", raportoi En-Bi-Si-Njuz.
Rreth gjysma e mallrave që vijnë në SHBA nga Meksika përfshihen me përjashtimin, ndërsa rreth 38 për qind e mallrave nga Kanadaja do të kualifikohen, tha një zyrtar i lartë i administratës.
Trampi njoftoi se do të lirojë përkohësisht shumë produkte kanadeze nga doganat e reja.
Përndryshe, si përgjigje të doganave të vendosura më parë, Kanadaja ka vendosur dogana për mallrat amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë kanadeze (19,5 miliardë euro), por vendosi të mos zbatojë tani për tani fazën e dytë të sanksioneve, e cila parashikonte tarifa për produkte me vlerë 125 miliardë dollarë. Këtë e ka konfirmuar ministri kanadez i Financave, Dominik Liblan. qa/bsh/
Foto: Arkivi