Kallëzim penal për një zyrtar policor për dhunë në familje
- SPB Manastir - Departamenti i Policisë Kriminale ka paraqitur kallëzim penal kundër Xh.R., zyrtar policor në Stacionin Policor Manastir, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje".

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - SPB Manastir - Departamenti i Policisë Kriminale ka paraqitur kallëzim penal kundër Xh.R., zyrtar policor në Stacionin Policor Manastir, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje".
Siç theksohet në buletinin e sotëm të MPB-së, më 29 janar 2024 në Manastir Xh.R. e ka sulmuar fizikisht gruan e tij të pamartuar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Nga MPB-ja informojnë se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rënda të rendit dhe disiplinës në punë nga neni 210 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 të Kontratës Kolektive të MPB-së dhe nenit 26 të Kodit Etik për sjelljen e punëtorëve në MPB.
Departamenti për kontroll të brendshëm ka shqiptuar edhe masë për konfiskimin e armës nga polici i raportuar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s