• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kallëzim penal për një nëpunës policor për përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë

Kallëzim penal për një nëpunës policor për përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar  me armë

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup-Njësiti për Tregti të Palejueshme me Drogë dhe Armë parashtroi kallëzim penal kundër nëpunësit policor Z.C. dhe kundër personit juridik-agjenci për sigurim, të së cilës i njëjti është pronar dhe drejtues, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese” e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal, njoftuan sot nga MPB.

Poashtu, Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së parashtroi propozim për inicimin e procedurës për shkelje më të rëndë të disiplinës dhe rendit të punës sipas nenit 210 të Marrëveshjes kolektive dhe në pajtim me nenin 214 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së është sjellur vendim për largimin e Z.C. nga vendi i punës deri në sjelljen e vendimit në procedurën disiplinore.

"Në të vërtetë, më 26.12.2023, me urdhëresë gjyqësore, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, gjatë së cilës kanë gjetur dy pushka gjuetie 'Cërvena Zastava', pushkë gjuetie 'Beneli Armi', karabin gjuetie 'Browing', pushkë gjuetie 'Bereta', katër kuti me barut, vegla për përpunimin e patronëve të gjuetisë, 36 plumba kalibër i ndryshëm dhe 22 patronë gjuetie. Derisa, gjatë bastisjes në hapësirat të cilat i shfrytëzon subjekti i tij juridik, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë 'Çeshka Zbroevka', pushkë 'Kriko' dhe pushkë 'Bereta'.

Me veprimet e këtilla, nëpunësi policor Z.C. ka vepruar në kundërshtim edhe me nenin 16 të Kodit etik për sjellje të të punësuarve në MPB, sipas të cilit punonjësit nuk duhet të kryejnë aktivitete të cilat janë në kundërshtim me punët e brendshme, përkatësisht policore-punë si drejtues në subjekt juridik dhe veprimtari të lidura me armë dhe materie eksplozive. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR