• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër nëpunësit policor për veprën penale “dhunë"

Kallëzim penal kundër nëpunësit policor për veprën penale “dhunë

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - SPB Kumanovë, deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë, parashtroi kallëzim penal kundër E.M., nëpunës policor në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, më datë 12 të vitit 2023, nëpunësi policor E.M. së bashku me personin M.M., kundër të cilit, poashtu është parashtruar kallëzim penal, fizkisht e kanë sulmuar S.A., nga f. Çerkezë-Kumanovë dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore

Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së parashtroi propozim për inicimin e procedurës disiplinore sipas nenit 210 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së dhe nenit 26 nga Kodeksi etik për sjellje të të punësuarve në MPB, thuhet në kumtesën e MPB-së. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR