Kalifornia është kapluar nga zjarret pyjore
- – Për shkak të zjarrit në malin San Gabriel, në lindje të Los Anxhelosit, është dhënë urdhër për evakuim të rreth 4.500 njerëzve. Zjarri “Ura” është një nga tre zjarret e mëdha të cilët shpërthejnë në Kaliforninë e Jugut dhe kërcënojnë dhjetëra mijëra shtëpi dhe objekte të tjera.
- Post By Fitore Curri
- 16:56, 11 shtator, 2024
Uashington, 11 shtator 2024 (MIA) – Për shkak të zjarrit në malin San Gabriel, në lindje të Los Anxhelosit, është dhënë urdhër për evakuim të rreth 4.500 njerëzve. Zjarri “Ura” është një nga tre zjarret e mëdha të cilët shpërthejnë në Kaliforninë e Jugut dhe kërcënojnë dhjetëra mijëra shtëpi dhe objekte të tjera.
Zjarre të mëdha pyjore ka edhe në shtetet federale perëndimore amerikane – Ajdaho, Oregon dhe Nevada, ku zjarri në rajonin Reno detyroi rreth 20.000 njerëz ta lëshojnë zonën.
Sezoni i zjarreve pyjore në Kaliforni ende është në vijim, por deri më tani janë djegur gati tre herë më shumë territor se sa në gjithë vitin 2023.
Urdhrat e evakuimit mbulojnë gjithashtu zona të Kalifornisë Jugore, duke përfshirë qendrën e njohur të skijimit Big Bear, ku rreth 65,600 shtëpi dhe ndërtesa të tjera rrezikohen nga zjarri “Linia”. Banorët u urdhëruan të evakuonin bregun jugor të Liqenit Big Bear pasi zjarri u përhap në më shumë se 132 kilometra katrorë.
Në rrethinën Oringj, zjarrfikësit po përdorin buldozerë, helikopterë dhe aeroplanë për të vënë nën kontroll zjarrin në aeroport, i cili shpërtheu dy ditë më parë dhe dogji tetë kilometra katrorë në vetëm pak orë. Deri në mbrëmjen e djeshme, zjarri kishte mbuluar tashmë më shumë se 78 kilometra katrorë dhe po lëvizte nëpër male drejt zonës Riversajd.
Në spital janë dërguar dy zjarrfikës, të cilët janë lënduar, si dhe një qytetar, i cili ka pësuar pasi kishte thithur tym. fc/
Fotografia: Piksabej