• e martë, 26 nëntor 2024

Këshilli i Sigurimit i Rusisë: Perëndimi po përpiqet të ndajë Rusinë dhe Kazakistanin

Këshilli i Sigurimit i Rusisë: Perëndimi po përpiqet të ndajë Rusinë dhe Kazakistanin

Almati, 23 qershor 2023 (MIA) - Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolaj Patrushev, gjatë vizitës së tij në Almati, tha se Perëndimi po përpiqet të vendosë një pykë midis Rusisë dhe Kazakistanit, duke ndërhyrë në punët e shteteve sovrane.

Në Kazakistan, Patrushev u takua me kolegë nga i gjithë rajoni ish sovjetik i Azisë Qendrore.

"SHBA dhe aleatët e saj po përpiqen të mbështesin ndjenjat nacionaliste, të përhapin gënjeshtra, të manipulojnë opinionin publik, duke përfshirë edhe internetin dhe rrjetet sociale", tha zëvendësi i Patrushevit, Aleksandar Shevcov.

Kazakistani, një vend i pasur me naftë, është një aleat i vjetër dhe partner ekonomik i Rusisë. Por, Kazakistani refuzoi të mbështesë pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe njoftoi se do t'u përmbahej sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. sa/

foto: logo

QËNDRONI TË LIDHUR