Këshilli gjyqësor zgjedhë kryetar të ri
- Këshilli gjyqësor sot në mbledhje do të zgjehdë kryetar të ri. Kryetari i Këshillit zgjedhet me së paku tetë vita nga anëtarët e Këshillit me të drejtë vote.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:12, 3 janar, 2025
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Këshilli gjyqësor sot në mbledhje do të zgjehdë kryetar të ri. Kryetari i Këshillit zgjedhet me së paku tetë vita nga anëtarët e Këshillit me të drejtë vote.
Këshilli është i përbërë nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë anëtarë i zgjedhin gjykatësit nga radhët e tyre, pesë i zgjedhë Kuvendi prej të cilëve dy me propozim të presidentit të shtetit. Sipas funkisonit, anëtarë të Këshillit janë kryetari i Gjykatës supreme dhe ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.
Pesë nga anëtarët nga radhët e gjykatësve u zgjodhën vitin e kaluar. Në dhjetor gjykatësit Ariton Alla nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip, paraprakisht në shttaor u zgjodh gjykatësja Xheneta Bektoviq nga Gjykata themelore penale Shkup si anëtare e Këshillit nga radhët e gjykatësve pjesëtarë të komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 për qind e popullatës së vendit, përderisa në qershor anëtarë të rinj u bënë Isamedin Limani nga Gjykata supreme dhe Alekandar Kambovski nga rajoni i apelit të Manastirit.
Tre anëtarët e tjerë të Këshillit nga radhët e gjykatësve janë gjykatësja Antoaneta Dimovska e zgjehdur në korrik të vitit 2023, gjykatësi Ivica Nikollovski i zgjedhur në shtator 2022 dhe Hanif Zendeli i zgjedhur në janar 2020.
Me propozim të presidentit të shtetit, anëtarë të Këshillit janë Vesna Dameva, e zgjedhur në dhjetor të vitit 2019 dhe Milazim Mustafa i zgedhur në korrik të vitit 2019.
Anëtarë të Këshillit të cilët zgjedhen nga Kuvendi janë Tanja Çaçarova-Ilievska e zgjehdur në djetor 2021, Pavlina Cërvenkovska e zgjedhur në dhjetor 2020 dhe Selim Ademi i zgjehdur në dhjetor 2019.
Organi i vetëm për zgjedhje, vlerësim dhe kontroll të punës së gjykatësve dhe rojes së besimit të qytetarëve në gjyqësi - Këshilli i gjykatësve, këtë vit e filloi me "rokada" kryetarësh, ndërsa e përfundoi me ulëse të zbrazët në funksionin e kryetarit të Këshillit. Këshilli gjyqësor, sërish u gjend në fokus të opinionit, por jo vetëm për shkarkimin kundërthënës, pastaj kthimin, dhe në fund dorëheqjen nga funskioni të kryetares Vesna Dameva, por edhe për tentimet për zbatim të një pjese të rekomandimeve të Misionit vlerësues në punën e vet, si dhe thirrjeve të hapura nga puhsteti për shpërbërjen e tyre dhe reformë të Ligjit për këshillin gjyqësor.
Zgjedhja e kryetarit u gjend në rend dite të mbledhjes së Këshillit gjyqëor edhe në dhjetor të vitit të kaluar, por u shty deri në rikompletimin e përbërjes me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj nga radhët e gjykatësve.
Njeriu i parë i Këshillit gjyqësor dhe zëvendësis i tij zgjedhen nga anëtarët me të drejtë vote, pasi që Gjykata kushtetuese në mars të vitit 2023 e hoqi kufizimin që ata të zgjedhen vetëm nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi.
Në mbledhjen e 510-të krahas zgjedhjes së kryetarit, janë edhe shqyrtimet dhe vendimet rreth ankesës nga gjykatësi, si dhe çështje të tjera. ab/
Foto: МIА arkivi