Jurgen Alia nga Shqipëria laureat në “Pianofest” në Manastir
- Artisti i ri nga Shqipëria, Jurgen Alia, është shpallur laureat i konkursit ndërkombëtar të pianos “Pianofest 2023”, i cili përfundoi mbrëmë në Manastir.

Manastir, 12 qershor 2023 (MIA) - Artisti i ri nga Shqipëria, Jurgen Alia, është shpallur laureat i konkursit ndërkombëtar të pianos “Pianofest 2023”, i cili përfundoi mbrëmë në Manastir.
Me vendim të një jurie ndërkombëtare, çmimi i artistes premtuese iu dha Samanta Shpatas, ndërsa çmimi për veprën më të mirë të Maqedonisë i takoi Jana Blazheskas, njëherazi laureate në disiplinën e këndimit solo.
Në edicionin e 5-të të “Pianofest 2023”, 120 pjesëmarrës nga Serbia, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Polonia, Armenia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut konkurruan në disiplinat solo piano dhe duo piano.
“Pianofest 2023” u mbajt me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Komunës së Manastirit, QKI- Shtëpia e Oficerëve dhe Shkolla Shtetërore e Muzikës-Manastir. ls/
Foto: MIA