Bastisje në Probishtip dhe Mavrovë e Rostushë, është gjetur drogë, arrestohen dy persona
- Nëpunës policorë të NJPB Shtip sot në ora 06:50 në Probishtip, kanë privuar nga liria personin K.T (21) nga fshati Puzderci i Probishtipit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marihuanë, fara kanabisi dhe një send me mbetje të lëndës pluhur, informojnë nga MPB-ja.
- Post By Besnik Shuki
- 13:18, 15 mars, 2025

Shkup, 15 mars 2025 (MIA) - Nëpunës policorë të NJPB Shtip sot në ora 06:50 në Probishtip, kanë privuar nga liria personin K.T (21) nga fshati Puzderci i Probishtipit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marihuanë, fara kanabisi dhe një send me mbetje të lëndës pluhur, informojnë nga MPB-ja.
Nga MPB-ja, po ashtu informojnë se dje në ora 18:00, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin E.S (33) nga fshati Trebishtë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe ambienteve ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan fara kanabisi.
Pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MIA arkiv