• e hënë, 19 maj 2025

Nuk ka heqje dorë nga përpjekjet për zhbllokimin e eurointegrimeve, anëtarësimi në BE është ardhmëria e jonë, thotë Mickoski

Nuk ka heqje dorë nga përpjekjet për zhbllokimin e eurointegrimeve, anëtarësimi në BE është ardhmëria e jonë, thotë Mickoski

Shkup, 15 mars 2025 (MIA) - Nuk ka heqje dorë nga zhbllokimi i rrugës eurointegruese të vendit, sepse anëtarësimi në BE është e ardhmja jonë. Edhe krahas lëshimeve të mëdha, shteti ndodhet në të njëjtin vend si 25 vjet më parë, për shkak të një çështjeje dypalëshe. Tani duhet dikush në Bruksel të shikojë veten dhe të thotë nëse vërtet dëshiron ta shohë këtë rajon dhe këtë vend të vogël në zemër të Ballkanit në BE, tha sot kryeministri, Hristijan Mickoski.

"Si njeri dhe politikan do të bëj gjithçka që është në fuqinë tonë që qytetarët të kenë një të ardhme evropiane, pa marrë parasysh nëse Evropa dëshiron të na pranojë apo ne do ta sjellim Evropën këtu. Ky është prioriteti im personal, sepse unë jam megjithatë profesor i rregullt universitetar, arsimoj të rinj dhe e di që kjo është e ardhmja e këtij vendi, nuk ka tjetër. Se në këtë moment kemi pengesa që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane, ky është fakt, e dini të gjithë, ne e kemi. Se ne po luftojmë për t'i kapërcyer - po luftojmë, se ka një afat - nuk ka afat. Derisa nuk kemi perspektivë të qartë evropiane, ne do të negociojmë dhe do të përpiqemi ta zhbllokojmë këtë proces. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, nuk ka asnjë dorëzim. Unë kurrë nuk do të dal para qytetarëve të mi dhe të them se rruga jonë është e bllokuar, nuk ka të ardhme. Do të luftoj derisa funksionoj”, tha Mickoski, i pyetur nga një gazetar nëse është optimist se do të marrim garanci nga BE-ja se nuk do të ketë bllokada të reja, pas vizitës në komunën e Studeniçanit.

Ai porositi se edhe kur të mos jetë më në gjendje të funksionojë, këtë do t'ua transmetojë atyre që do të jenë pasardhës të tij në Qeveri, sepse thotë se veprimet mbeten të flasin nëse keni bërë diçka për qytetarët, për shtetin apo jo, dhe këtë e vërteton edhe rejtingu i qeverisë në opinion.

"Unë besoj se në këta nëntë muaj si kryeministër kam bërë mirë për qytetarët dhe këtë qytetarët po e tregojnë edhe në anketat në opinion. Unë besoj se anëtarët e Qeverisë po bëjnë mirë për qytetarët dhe e di që janë të gjithë të motivuar që të sjellin një projekt më shumë për qytetarët dhe përderisa është kështu, ne do të funksionojmë dhe do të punojmë. Nuk do të dal kurrë e të dorëzohem dhe të them se kjo betejë është e humbur, jo. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të përpiqemi të përcjellim argumentet tona për të zhbllokuar këtë proces dhe për të përfituar një të ardhme të vërtetë evropiane dhe për të mos lejuar që çështjet dypalëshe të mesjetës të na bëhen pengesë të mos mund të flasim për çështje reale evropiane që lidhen me shekullin e 22-të", tha kryetari i Qeverisë.

Kryeministri konfirmoi se edhe në mungesë të garancive, nuk do të ketë ndryshim në kursin e politikës së jashtme të vendit për anëtarësimin në BE, por i takon Brukselit, beson ai, të tregojë nëse është i interesuar për integrimin real të rajonit dhe të vendit në BE.

"Ne do të vazhdojmë të synojmë drejt BE-së, ky është qëllimi ynë, ky është destinacioni ynë përfundimtar. Nëse BE-ja do ta zhbllokojë për shkak të kërkesës së një shteti anëtar për të bllokuar këtë proces, varet nga vetë BE-ja, jo nga ne. Ne kemi dhënë më shumë se çdo komb tjetër, çdo vend tjetër, për atë BE. Ndryshuam emrin, flamurin, kartëmonedhat, kushtetutat, lloj lloj poshtërime kaluam, fatkeqësisht jemi në të njëjtin vend si 25 vjet më parë. Tani dikush në Bruksel duhet të shikojë veten për të parë nëse me të vërtetë dëshiron ta shohë këtë rajon dhe këtë vend të vogël, me popullatë të vogël në zemër të Ballkanit me njerëz me zemra të mëdha në Bruksel", thotë Mickoski. bsh/

Foto: MIA Arkiv/printskrin

  

QËNDRONI TË LIDHUR