• e enjte, 05 shtator 2024

JuEs Open: Pegula mposhti Shvjontekun, Siner siguroi gjysmëfinale

JuEs Open: Pegula mposhti Shvjontekun, Siner siguroi gjysmëfinale

Nju Jork, 5 shtator 2024 (MIA) – Befasinë e ditës në JuEs Open e bëri mbrëmë amerikania Xhesika Pegula si e 6-ta në listën ATP e cila pas gjashtë tentativave të pasuksesshme më në fund u kualifikua në gjysmëfinalen në Grend - slem duke mposhtur me rezultat 6-2, 6-4 tenisten më të mirë në botë, polaken Iga Shvjontek në çerekfinalen e JuEs Open.

“Më në fund, mund të them se jam gjysmëfinaliste”, tha 30-vjeçarja Pegula e cila më parë në karrierën e saj pati gjashtë humbje në çerekfinale në Grend - slem turnetë.

Triumfi i Pegulës do të thotë se amerikanët do të kenë katër përfaqësues në gjysmëfinale në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, pasi kualifikim në mesin e katër më të mirëve më parë siguruan bashkatdhetarja e saj Ema Navaro, kurse te meshkujt Tejlor Fric dhe Frensis Tiafo.

Pegula të enjten do të luftojë për kualifikim në finale kundër çekes Karolina Muçova (VTA-52) e cila e mposhti brazilianen Beatris Hadad (21) me 6-1, 6-4.

Bartësi i parë në kategorinë e meshkujve, italiani Janik Siner u kualifikua në gjysmëfinale duke mundur në çerekfinale rusin Danilo Medvedev me rezultat 6:2, 1:6, 6:1, 6:4.

Në gjysmëfinale Siner do të përballet me 22-vjeçarin Xhejk Drejper nga Britania i cili e eliminoi tenistin Aleks de Minaur me rezultatin 6-3, 7-5, 6-2. ls/

Foto: Fejsbuk 

 

QËNDRONI TË LIDHUR