• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jeton Beqiri trajner i ri i Shkëndijes së Tetovës

Jeton Beqiri trajner i ri i Shkëndijes së Tetovës

Tetovë, 5 janar 2024 (MIA) - Shkëndija e emëroi sot Jeton Beqirin për trajner të tyre, duke nënshkruar me të kontratë për bashkëpiunim në 18 muajt e ardhshëm.

Beqiri (41) kthehet në klubin tetovar, ku në të kaluarën ishte asisteni i parë, ndërsa dy herë edhe ushtrues i detyrës trajner kryesor.

"Me përvojën e tij të pasur vendore dhe ndërkombëtare, tek Beqiri shohim zgjidhje të duhur në stol në periudhën që vijon", kumtoi Shkëndija, e cila në pjesën e të sezonit gjendet në vendin e tretë në Ligën e parë me 35 pikë, katër më pak se Struga në vendin e parë.

Beqiri, i cili në të kaluarën ishte trajner i Renovës dhe Strugës, kthehet në futbollin vendas pas angazhimit të tij në klubin saudit, Al Xhabalain, ndërsa ndërkohë e udhëheqi edhe ekipin në ligën e parë të Shqipërisë, Bylis Balsh.

"Të jesh trajner i Shkëndijës është nder dhe kënaqësi, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi dhe sfidë e imja personale. Dëshiroj të luajmë futboll sulmues dhe agresiv, por edhe taktikisht të jemi të përgjegjshëm. Besoj se kemi mundësi të mira në fund të kampionatit të bëhemi kampionë", deklaroi Beqiri në promovimin. bsh/

Foto: KF Shkëndija

QËNDRONI TË LIDHUR