Japonia akuzoi Guglin se i shkel ligjet antimonopol
- Organi rregullator japonez sot akuzoi gjigantin teknologjik amerikan Gugëll për shkeljen e ligjeve antimonopole, duke i përsëritur lëvizjet e ngjashme në SHBA dhe Evropë.
- Post By Sara Ademi
- 16:24, 15 prill, 2025

Tokio, 15 prill 2025 (MIA) - Organi rregullator japonez sot akuzoi gjigantin teknologjik amerikan Gugëll për shkeljen e ligjeve antimonopole, duke i përsëritur lëvizjet e ngjashme në SHBA dhe Evropë.
Nga Gugël kumtuan se ai gjest është "për keqardhje" dhe se, si një kompani teknologjike, ata kanë investuar shumë në Japoni për të promovuar inovacione.
Komisioni i Tregtisë së Drejtë të Japonisë ka urdhëruar Guglin të ndalojë instalimin e motorit të tij të kërkimit në telefonat inteligjentë Android, duke pretenduar se ai eliminon efektivisht konkurrencën.
Është e paqartë nëse Gugli do ta ndjekë këtë urdhër përmes mjeteve ligjore. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s