• e mërkurë, 21 maj 2025

Peskov: Arsye për anulimin e takimit për Ukrainën në Londër është mospajtimi ndërmjet Evropës, SHBA-së dhe Kievit

Peskov: Arsye për anulimin e takimit për Ukrainën në Londër është mospajtimi ndërmjet Evropës, SHBA-së dhe Kievit

Moskë, 23 prill 2025 (MIA) – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi sot se takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, SHBA-së dhe Ukrainës është anuluar sepse nuk pajtohen për çështjet kyçe. 

“Aq sa e kuptuam, ata ende nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet në disa pika, për çka takimi nuk u mbajt”, theksoi Peskov. 

Bisedimet në Londër në nivel të ministrave ishin anuluar pasi sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio deklaroi se nuk mund të marrë pjesë. Por, bisedimet i udhëheqin këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, bashkë me përfaqësues nga SHBA-ja dhe Ukraina. 

Peskovi theksoi se Rusia për momentin nuk ka dialog as me Evropën as me Ukrainën, ndërsa mban kontakt me SHBA-në. 

E vazhdojmë dialogun, veçanërisht me SHBA-në. Por, ka shumë çështje të ndërlikuara dhe delikate të cilat kërkojnë harmonizim para se të arrihet progres i caktuar, theksoi Peskovi. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR