• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtëpia e Bardhë: Zelenski lëviz në drejtim të gabuar lidhur me bisedimet paqësore

Shtëpia e Bardhë: Zelenski lëviz në drejtim të gabuar lidhur me bisedimet paqësore

Uashington, 23 prill 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp është i dëshpëruar nga tempoja e bisedimeve për dhënien fund të luftës në Ukrainë, ndërsa presidenti Volodomir Zelenski lëvizë në drejtim të gabuar lidhur me bisedimet, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit. 

"Presidenti Tramp është i frustruar. Durimi i tij është pothuajse në fund. Ai dëshiron të bëjë atë që është e drejtë për botën. Ai dëshiron të shohë paqen. Ai dëshiron që vrasja të ndalet, por të dyja palët në luftë duhet të jenë të gatshme ta bëjnë këtë," u tha Levit gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Dhe për fat të keq Zelenski duket se lëviz në drejtim të gabuar”, shtoi ajo. fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR