Jermak: Ukraina është e përkushtuar ndaj përpjekjeve paqesore të SHBA-së, jemi falënderues për mbështetjen
- Ukraina kumtoi se mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve paqesore të udhëhequra nga SHBA-ja, një ditë pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens kërcënoi se do të tërhiqej nga negociatat nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje.
- Post By Fami Bajrami
- 17:43, 23 prill, 2025

Kiev, 23 prill 2025 (MIA) - Ukraina kumtoi se mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve paqesore të udhëhequra nga SHBA-ja, një ditë pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens kërcënoi se do të tërhiqej nga negociatat nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje.
"Theksuam se jemi të përkushtuar ndaj përpjekjeve për paqe të presidentit amerikan, Donald Tramp", deklaroi Andrij Jermak, këshilltar i presidentit ukrainas, pas bisedimeve në Londër me përfaqësuesit e vendeve aleate.
"Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për mbështetjen e tyre të fortë dhe dëshirën e përbashkët për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ai. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s