• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska paralajmëron pagesën e K-15 për punëtorët e arsimit deri në fund të muajit

Janevska paralajmëron pagesën e K-15 për punëtorët e arsimit deri në fund të muajit

Shtip, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Regresi i pushimit vjetor apo ndryshe i njohur si K-15 për të punësuarit në institucionet arsimore do të realizohet gjatë këtij muaji, informoi sot nga Shtipi, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

"Që do të thotë se deri më 31 dhjetor do të përfundojë pagesa e K-15", ka thënë Janevska.

E pyetur nëse do të ketë ndryshim në datat e pushimit dimëror për nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme, Janevska ka qenë e prerë se nuk do të ketë ndryshim, gjegjësisht nxënësit me pushime fillojnë më 1 janar, kurse mbarojnë më 18 janar me çka nxënësit dhe profesorët me mësimin fillojnë nga data 20 janar, ditën e hënë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR