Janevska: Lëndët e historisë dhe gjeografisë janë kthyer, tekstet shkollore janë botuar dhe pagat e mësimdhënësve janë rritur
- Vitet e fundit janë bërë eksperimente në arsim, nga mungesa e teksteve shkollore deri te konceptet ku mungon historia, si dhe mësimdhënës, profesorë, fëmijë dhe prindër të pakënaqur. Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni, së bashku me Ministrinë e Arsimit, kanë hedhur themelet për ndërtimin e një sistemi të fortë kombëtar.
- Post By Sara Ademi
- 21:47, 24 korrik, 2025
Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Vitet e fundit janë bërë eksperimente në arsim, nga mungesa e teksteve shkollore deri te konceptet ku mungon historia, si dhe mësimdhënës, profesorë, fëmijë dhe prindër të pakënaqur. Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni, së bashku me Ministrinë e Arsimit, kanë hedhur themelet për ndërtimin e një sistemi të fortë kombëtar.
Këtë e theksoi në Kërçovë në tribunën e sontme me titull "Arsimi dhe politika sociale, ndërtojmë themelet e ndryshimit" kryetarja e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të VMRO-DPMNE-së dhe ministre e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ajo informoi se lëndët kombëtare të historisë dhe gjeografisë janë rikthyer në sistemin arsimor, megjithëse qeveria e mëparshme u përpoq t'i fshinte ato, domethënë t'i integronte në një sistem të imagjinuar.
Ajo theksoi se u ndërmor një hap i madh dhe i rëndësishëm, duke rikthyer besimin në institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por sigurisht edhe në Qeveri, sepse qeveria e mëparshme la kaosin dhe shkatërroi institucionet.
"Ne u dërguam një mesazh hallkës kryesore në atë sistem, që janë mësimdhënësit, duke rritur pagat e tyre në një periudhë prej gjashtë muajsh me më shumë se 12 për qind, por më e rëndësishmja, ne menjëherë pas ardhjes në pushtet nënshkruam një marrëveshje katërvjeçare për një rritje të përhershme të pagave të mësimdhënësve. Për katër vitet e ardhshme, do të ketë një rritje të pagave të mësimdhënësve çdo vit. Dhe sigurisht, diku më shumë se 14 për qind për mësimdhënësit në arsimin e lartë", tha Janevska nga tribuna e sontme në Kërçovë. sa/
foto: printskrin