• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janevska: Edukimi mediatik në shkolla është aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave

Janevska: Edukimi mediatik në shkolla është aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA)- Edukimi mediatik është aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave. Ata, nga ana tjetër, janë  dukuri veçanërisht të shpeshta në hapësirën globale të internetit, ku me zbatimin e inteligjencës artificiale krijohen përmbajtje gjithnjë e më të sofistikuara dhe është e rëndësishme që qytetarët të kenë aftësitë për t'i njohur ato, në dallimin e fakteve nga fiksioni, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencë, Vesna Janevska, në fjalimin e saj në Konferencën Nacionale “Edukimi mediatik në arsim".

"Me arsimin për edukim mediatik, nxënësit fitojnë aftësi për të analizuar përmbajtjet në mënyrë kritike të cilat i  marrin nga burime të ndryshme, t’i kuptojnë  sipas kontekstit, t'i ndërlidhin atë me informacione të tjera dhe të jenë në gjendje dhe të mund të vlerësojnë cilësinë e tyre dhe, si rezultat i kësaj, në mënyrë të pavarur të marrin vendime dhe gjykime bazuar në fakte”, theksoi Janevska.

Edukimi mediatik  në programet mësimore  të arsimit fillor është i përfshirë në mënyra të ndryshme.

Edukimi mediatik  mësohet si temë e caktuar në programin mësimor në gjuhën amtare - maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake. Mënyra tjetër është integrimi i shkrim-leximit mediatik me tema dhe fusha të tjera, me qëllim që t'u mundësohet nxënësve të ndërlidhin njohuritë nga fusha të ndryshme në një tërësi. Kjo mund të përdoret si mjet për realizimin e aktiviteteve të caktuara në pothuajse në të gjitha lëndët mësimore, në klasa të ndryshme. Gjithashtu aspekte të caktuara nga shkrim-leximi mediatik mund të mësohet thellësisht përmes lëndëve të lira me zgjedhje nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë”, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar se përmes trajnimeve adekuate është paraparë përforcimi i kompetencave të mësimdhënësve.

Konferenca e sotme nacionale është organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për shkrim-leximin medatik " Të rinjtë mendojnë", të cilën e zbatojnë nga IREKS dhe partnerët lokalë Instituti Maqedonas për Media, Instituti për Studime të Komunikimit dhe Forumi Arsimor Rinor, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën Shtetërore të Provimeve, universiteteve dhe klubeve rinore.

Ministrja Janevska shprehu mirënjohjen e saj për të gjitha organizatat, institucionet dhe individët të cilët, si pjesë e projektit, u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve të arsimohen në media, duke kontribuar kështu në ndërtimin e  shoqatave qytetare të qëndrueshme me potencial demokratik.

Ministrja shprehu besimin se prezantimi i rezultateve të implementimit të deritanishëm të edukimit medial nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe hapat e paralajmëruar për futjen e saj në arsimin e mesëm do të nënkuptojnë përmirësim të mëtejshëm të sistemit tonë arsimor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR