Janev: VK Dojran me kapacitete të rritura për qarkullim më të shpejtë, më efikas dhe më të sigurt të udhëtarëve dhe automjeteve
- Drejtori i Byrosë për siguri publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, sot ka vizituar vendkalimin kufitar Dojran, ku janë vendosur, pajisur dhe funksionalizuar dy pika të reja të kalimit, dhe njëkohësisht janë hapur edhe dy linja të reja kalimi.
- Post By Melahat Baftija
- 14:35, 18 prill, 2025

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - Drejtori i Byrosë për siguri publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, sot ka vizituar vendkalimin kufitar Dojran, ku janë vendosur, pajisur dhe funksionalizuar dy pika të reja të kalimit, dhe njëkohësisht janë hapur edhe dy linja të reja kalimi.
"Ky hap i rëndësishëm është rezultat i një ideje të përbashkët që e kemi iniciuar para disa muajsh së bashku me kolegët e VK Dojran dhe Qendrës Rajonale Jug. Sot ajo ide është bërë realitet", theksoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Janev, duke shtuar se pas dekadash, pas tranzicionit të shteteve dhe administratave, vendkalimi kufitar Dojran po merr një dimension të ri, një pamje të re që mundëson qarkullim më të shpejtë, më efikas dhe më të sigurt të udhëtarëve dhe automjeteve.
Objektet e reja, sipas tij, reduktojnë ndjeshëm kohën e pritjes, veçanërisht në periudhat e rritjes së qarkullimit.
Drejtori i Byrosë për siguri publike sot e ka vizituar edhe Stacionin policor kufitar Bogorodicë, ku ka inspektuar kontrollin dhe qarkullimin dhe qarkullimin e udhëtarëve.
"Ky projekt nuk është vetëm i rëndësishëm për bashkësinë lokale - rajonin, por edhe Maqedoninë, si dhe turistët e huaj që marrin një mundësi të vërtetë për një kalim më të lehtë dhe më të shpejtë të kufirit me Greqinë, përmes VK Dojran. Besojmë se kjo do të kontribuojë në rritjen e turizmit, shkëmbimin ekonomik dhe lidhjen edhe më të mirë ndërmjet dy vendeve. Kjo është vetëm edhe një dëshmi se kur ka vullnet dhe vizion-rezultatet nuk mungojnë", tha Janev.
Janev po ashtu theksoi se veshja e uniformës së policisë nuk është vetëm profesion, është krenari dhe obligim, i cili, siç theksoi, përfaqëson shtetin dhe çdo polic me uniformë ka nderin të jetë përfaqësues i vlerave kombëtare.
"Me udhëheqësin e sapoemëruar të VK Bogorodicë biseduam për rëndësinë e kësaj pike kontrolli, për nevojën e punës profesionale, të përgjegjshme dhe të përkushtuar të të gjithë nëpunësve policorë që punojnë në këtë pikëkalimi. Ia kam theksuar kolegëve të mi se angazhohem vazhdimisht dhe do të angazhohem për promovimin e kushteve, njohurive dhe posaçërisht modernizimit të policisë me ndihmën e mjeteve moderne digjitale, të cilat çdo nëpunës policor duhet parë dhe përdorur si përfitim dhe lehtësim të punës dhe jo si barrë ose si dukuri nga e cila duhen të kenë frikë. Gjithashtu theksova se mbajtja e uniformës policore nuk është vetëm profesion, por ajo është krenari dhe obligim, me çka përfaqësohet shteti dhe çdo nëpunës i uniformuar policor ka nderin të jetë përfaqësues i vlerave kombëtare", tha me bindje drejtori Janev, duke konkluduar se vazhdohet me përkushtimin në drejtim të avancimit të infrastrukturës kufitare dhe krijimit të kushteve për një vendkalim modern, efikas dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Vazhdon angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës kufitare dhe krijimin e kushteve për një kalim kufitar modern, efikas dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, tha drejtori i BSP-së. mb/
Foto: MPB