• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë zënë dy persona të cilët në mënyrë ilegale kanë marrë të holla për shërbimin e parkingut në afërsi të poliklinikës Bit-pazar

Janë zënë dy persona të cilët në mënyrë ilegale  kanë marrë të holla për shërbimin e parkingut në afërsi të poliklinikës Bit-pazar

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Në afërsi të Poliklinikës "Bit pazar"-Shkup sot nëpunësit policor nga Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Drejtoria për të Ardhura Publike kanë realizuar kontroll për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra të bëra penale "uzurpim i patundshmërive" dhe "ndërtim pa leje".

Siç kumtoi MPB, në vend janë zënë dy persona, të cilët ileglaisht kanë marrë të holla për shërbimet e parkingut. Pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse në PTHP Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR