• e premte, 05 dhjetor 2025

Janë shpëtuar 79 migrantë në jugperëndim të ishullit grek Gavdos

Janë shpëtuar 79 migrantë në jugperëndim të ishullit grek Gavdos

Athinë, 30 tetor 2025 (MIA) - Në një aksion të shërbimit bregdetar të Greqisë, në ujërat detare 19 milje në jugperëndim të ishullit të vogël grek Gavdos, herët në mëngjes janë shpëtuar rreth 79 migrantë të cilët po udhëtonin me një varkë, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga shërbimi bregdetar informuan se në aksionin e shpëtimit, i cili u koordinua nga Qendra kombëtare e koordinimit për hulumtim dhe shpëtim, ishin përfshirë një anije patrullimi, një dron i Fronteksit, si dhe dy anije që lundronin në afërsi. 

Migrantët janë transportuar në mënyrë të sigurt në portin Paleohora në Kretë, ku do të ndiqen procedurat e nevojshme për identifikim dhe akomodim. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR