• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë ndarë 206 kontrata për fermerët për masën e re “Plani i biznesit në bujqësi”

Janë ndarë 206 kontrata për fermerët për masën e re “Plani i biznesit në bujqësi”

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Sot në Shkup janë ndarë 206 kontrata për fermerët për masën e re “Plan biznesi në bujqësi”. Kontratat, të cilat janë pjesë e Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023, të cilat u janë ndarë fermerëve përfitues të mbështetjes, janë në formë të bashkëfinancimit deri në 10 mijë euro për përfitues.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili foli në këtë ngjarje, theksoi se një vend i qëndrueshëm dhe i suksesshëm është ai që mbështetet në burimet e veta. Ai thekson se janë fermerët ata që i mundësojnë vendit tonë të mbështetet në burimet e veta dhe të shfrytëzojë të gjitha potencialet dhe resurset në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

"Fermerët me këtë kanë mundësi të blejnë pajisje bujqësore, si pajisje për bletari, silose, pajisje për objekte për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore ose jo shtazore, autokombanje dhe një gamë të gjerë të llojeve të tjera të pajisjeve", tha Kovaçevski.

Ministri i Bujqësisë Nikollovski theksoi se nga 206 kontrata, 121 kontrata janë fermerë të rinj.

"Do të thotë, 121 të rinj do të nënshkruajnë, ndërsa nga 206 kontrata, 121 janë gra, kështu që fokusi që kemi vënë tek të rinjtë dhe gratë vërtetohet me prova dhe fakte se ata janë të interesuar, se sektori i bujqësisë është në rritje dhe se gratë janë gjithnjë e më shumë të interesuara për prodhimtarinë bujqësore, tha ndër të tjera Nikoilovski. ls/

ФОТО: МИА

 

QËNDRONI TË LIDHUR