Janë mobilizuar të gjitha ekipet në Spitalin klinik të Shtipit për t'iu ofruar ndihmë të lënduarve nga zjarri në Koçan
- Të afërmit, miqtë dhe prindërit në masë të madhe janë para Spitalit klinik të Shtipit në pritje të informacioneve për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre.

Shtip, 16 mars 2025 (MIA) - Të afërmit, miqtë dhe prindërit në masë të madhe janë para Spitalit klinik të Shtipit në pritje të informacioneve për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre.
Janë mobilizuar të gjitha ekipet në Spitalin klinik të Shtipit. Këtu janë edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq që shpërndajnë ujë për të pranishmit para spitalit.
Të lënduarit janë sjellë me automjete për ndihmë emergjente, nga disa qytete të rajonit lindor. ls/
Foto: MIA