Toshkovski: Punojmë intensivisht dhe analizojmë gjithçka që mund të lidhet me këtë ngjarje të tmerrshme
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se po punohet intensivisht dhe po analizohet gjithçka që mund të ndërlidhet me zjarrin e mbrëmshëm në Koçan, në të cilin, sipas informacioneve të fundit që ai dha, 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar. Për katër persona është lëshuar një urdhër-arresti qendror dhe deri më tani janë intervistuar dhjetë persona të shtruar në spita, si dhe një nga anëtarët e grupit “DNK”.
- Post By Fami Bajrami
- 18:57, 16 mars, 2025

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se po punohet intensivisht dhe po analizohet gjithçka që mund të ndërlidhet me zjarrin e mbrëmshëm në Koçan, në të cilin, sipas informacioneve të fundit që ai dha, 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar. Për katër persona është lëshuar një urdhër-arresti qendror dhe deri më tani janë intervistuar dhjetë persona të shtruar në spita, si dhe një nga anëtarët e grupit “DNK”.
Toshkovski informoi se janë dhënë udhëzime për të gjitha spitalet ku aktualisht ka persona të vdekur që pas identifikimit t'i njoftojnë familjet e tyre.
Siç tha Toshkovski, janë angazhuar policë nga Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë, Departamenti i Hetimeve Forenzike, Njësia e helikopterëve, Antiterrorizmit, Departamenti i Inteligjencës dhe Analizës Kriminale, Policia kriminale dhe të tjerë, hetimi është duke u zhvilluar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QKM), hetimi po udhëhiqet nga prokurorë publikë dhe Departamenti i Forenzikës pranë Ministrisësë Punëve të Brendshme po asisiton në hetime.
“Ministria e Brendshme ka siguruar spitalet dhe në varësi të gjendjes së të lënduarve do të bëhen intervista me të gjithë personat që janë në gjednje kontaktibile. Të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore. Policët kanë intervistuar mbi dhjetëra persona, sipas të fundit që kam marrë, të cilët janë të shtruar në spitalet e Shkupit. Është zhvilluar bisedë edhe me një nga anëtarët e grupit DNK” informoi Toshkovski.
Ai bëri të ditur se për katër persona është lëshuar një urdhër-arrest qendror, ndërsa Ministria e Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike aktualisht po procedurohet edhe pranë Ministrisë së Ekonomisë, nga ku po sigurohet dokumentacioni për diskotekën në fjalë, si dhe personat e lidhur me të.
Ai shprehu ngushëllimet për të vdekurit në tragjedinë ku humbi jetën një polic i Komisariatit të Policisë Probishtip, i cili tha se ishte në detyrë për zbulimin e drogës tek të miturit.
“Po punohet intensivisht me të gjitha forcat që kemi në dispozicion, përfshirë Prokurorinë, disa shërbime inspektuese që do të kryejnë kontrolle gjatë gjithë ditës dhe janë të përfshirë të gjithë ata që kanë lidhje me procesin e kontrollit dhe veprimet proceduriale specifike që mund të ndërmerren. Fjalë për fjalë është duke u analizuar gjithçka që mund të lidhet me këtë ngjarje të tmerrshme, si në aspektin e dokumentacionit ndërtimor dhe teknik, ashtu edhe në aspektin e parakushteve të nevojshme për vënien në funksion të një objekti të tillë, si dhe në aspektin e licencave përkatëse që ai duhet të posedojë, si dhe në aspektin e veprimeve konkrete të ndërmarra gjatë ngjarjes, në drejtim të sigurimit të tij, veprimit sipas rregulloreve”, tha Toshkovski.
Për çdo gjë që po ndërmarrim në këtë moment, jo vetëm për hetimin por edhe për të ndihmuar të plagosurit, shtoi ministri, kryeministri është në kontakt me të gjithë presidentët dhe kryeministrat nga
fqinjësia dhe nga Evropa. Ai foli edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe, siç tha ai, të gjithë shprehën keqardhje të madhe për ngjarjen dhe ofruan çdo lloj mbështetje që do t'i duhej Maqedonisë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, theksoi Toshkovski.
I pyetur nga gazetarët për më shumë detaje për katër personat për të cilët është lëshuar urdhër-arresti, nëse diskoteka kishte certifikatë për menaxhimin e mjeteve piroteknike, si dhe vlefshmërinë e lejes së ushtrimit të aktivittit, ai nuk dha asnjë informacion dhe kërkoi mirëkuptim për të mos rrezikuar asnjë veprim në kuadër të hetimit.
“Të gjitha informatat që kanë të bëjnë në çfarëdo mënyre dhe me çdo detaj për këtë hetim do të ndahen me opinionin”, tha Toshkovski.
Ai tha se ka pasur edhe të mitur, por se për momentin nuk mund të japë një numër.
I pyetur nëse deri më tani janë bërë kontrolle për të mitur në diskotekë, ai sqaroi se dje pas një plani të përgatitur paraprakisht janë bërë kontrolle në një numër të madh objektesh në territorin e Maqedonisë, përfshirë edhe diskotekën në Koçan. - Janë bërë kontrolle në territorin e SPB-së Shkup, janë bërë kontrolle në territorin e SPB-së Ohër dhe janë bërë kontrolle në territorin e SPB-së Shtip. Një nga ambientet ku janë kryer kontrollet është pikërisht kjo disko. Polici, kolegu i cili ka ndërruar jetë, ka ndërruar jetë gjatë kontrollit për zbulim të mundshëm të drogës dhe të miturve”, ka thënë Toshkovski.
Ai nuk ndau informacione nëse kryetari i Komunës së Koçanit Ljupço Papazov është nën hetim dhe kërkoi, siç tha ai, që të gjitha veprimet procedurale t'i lihen në dorë insitucioneve që ta kryejmë punën si duhet.”Do të bëhet në mënyrën më efikase dhe më të shpejtë dhe menjëherë do të njoftohet opinion”, tha Toshkovski, i cili theksoi se nuk mund të ndajë informacione se ku është pronari dhe nëse është arrestuar.
Ai përsëriti se ndjen përgjegjësi morale dhe se beson se kushdo që ka dy ditë në detyrë në funskion në këtë vend duhet të ndjejë përgjegjësi morale.
Sipas informacioneve që ai ndau, deri në orën 11:30 nga zjarri në diskotekën në Koçan, i cili shpërtheu mbrëmë, kanë humbur jetën 59 persona, prej të cilëve 35 janë identifikuar, prej tyre 31 janë nga Koçani, katër nga Shtipi. 155 persona janë lënduar dhe janë shtruar në spital në të gjithë vendin.
Foto: arkivi i MIA-s